Sporti

Akil Gjakova mposhtet në gjysmëfinale, mbetet në garë për medaljen e bronztë

07/29/2024 17:21
nga:E K

Akil Gjakova ka humbur gjysmëfinalen e Lojërave Olimpike ndaj Heydarov.

Gjakova u mposht në Golden Score me anë të një Ippon nga kundërshtari i tij, shkruan GazetaBlic Sport.

Gara e Akilit megjithatë nuk ka përfunduar pasi do të luftojë për medaljen e bronztë.

Xhudisti kosovar përballë do ta ketë japonezin, Hashimoto Soichi.

/GazetaBlic Sport/