Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka quajtur historike shkuarjen në finale të xhudistes kosovare, Distria Krasniqi, raporton Gazeta Blic.
Ai ka thënë se ajo po e ngre Kosovën në majën e botës, duke qenë e magjishme.
Postimi i tij i plotë:
Historike! Vetëm një jetë stërvitje e disiplinë, nën menaxhimin e një mjeshtri të madh, mund t’a bëjnë të mundur finalen e dytë brenda 4 viteve në Lojërat Olimpike.
Distria Krasniqi është emri që po e ngre përsëri Kosovën në piedestalin e artë. Në majën e botës.
Superiore. E magjishme. E pakonkurrencë. Përpara dhe faleminderit, Distria!


