Lajme

Kurti: Adem Demaçi u bë zëri më i guximshëm që i artikuloi interesat politike të shqiptarëve në Jugosllavi, gjatë gjysmës së dytë shekullit XX

07/26/2024 15:39
nga:Y I

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka përkujtuar Adem Demaçin me rastin e përvjetorit të gjashtë të vdekjes së tij.

Shefi i qeverisë tha se ndër vite, në të gjallë të tij dhe pas vdekjes, e kanë quajtur “simboli i rezistencës” dhe e kanë krahasuar me Nelson Mandelan, por përtej këtyre epiteteve profili i Adem Demaçit është shumë më kompleks se kaq

Në një postim në Facebook, kryeministri thotë tutje se Adem Demaçi u bë mendja më e fuqishme dhe zëri më i guximshëm që i artikuloi interesat politike të shqiptarëve në Jugosllavi, gjatë gjysmës së dytë shekullit XX.

Postimi i plotë: