Prishtina e Re nuk ka të ndaluar në merkaton e verës.
Skuadra nga Hajvalia ka qenë shumë aktive në merkato, duke përforcuar mjaft mirë ekipin, gjë e cila do t’iu ndihmojë më sezonin e ri.
Burime të GazetaBlic Sport mësojnë se Prishtina e Re ka arritur marrëveshje me sulmuesin, Bachare Razack.
Sulmuesi së fundmi ishte pjesë e Feronikelit 74′, teksa e njeh mirë futbollin vendor.
Padyshim se me Razack, Prishtina e Re do jetë më e rrezikshme në pjesën ofansive.
/GazetaBlic Sport