Lajme

Miftaraj: Kurti dhe VV në mënyrë klasike dhe primitive e kanë kap RTK-në

07/26/2024 07:37
nga:Sh R

Drejtori i Insitutit për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka reaguar pas skandalit të fundit në RTK e që po vazhdon me shpëfaqjen e super-skandaleve të cilat i shplaosi redaktori Jeton Musliu.

Miftarajt është shprehur se Kurti dhe LVV e kanë kapur në mënyrë klasike dhe primitive RTK-në.

Sipas Miftarajt është e dhimbshme të shihet se si një parti politike e keqpërdor pushtetin në mënyrë kaq arbitrare.

Albin Kurti dhe LVV erdhen ne pushtet me i çkap institucionet publike.

Albin Kurti dhe LVV në menyre klasike dhe primitive e kane kap Radio Televizionin e Kosoves.

E dhimbshme me pa se si nje parti politike e keqperdor pushtetin ne menyre kaq arbirtrare.