Eshtë arrestuar personi me inicialet U.M i cili ishte arratisur nga burgu i Dubravës.
Identifikimit dhe lokalizimit të tij i ka paraprirë ndërmarrja e masave aktive hetimore dhe operative, të cilat kanë rezultuar edhe me arrestimin e personit të dyshuar, raporton Gazeta Blic.
“Si rezultat i angazhimeve të pandërprera të Policisë së Kosovës, konkretisht të Drejtorisë Rajonale në Pejë, në kërkim të personit të dyshuar U.M, viti i lindjes1988 nё Istog, i cili ishte i kërkuar për vepren penale “Arratisja e personit tё privuar nga liria”, i njëti është arrestuar sot në orët e pasditës.Identifikimit dhe lokalizimit të tij i ka paraprirë ndërmarrja e masave aktive hetimore dhe operative, të cilat kanë rezultuar edhe me arrestimin e personit të dyshuar.Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndermerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë” thuhet në njoftimin e Policisë.
Njoftimi i Policisë:
Policia kërkon ndihmë për kapjen e Ujkan Metaj nga Istogu


