Lajme

Nagavci: Puna po vazhdon për furnizimin me tekste shkollore, ju njoftojmë kur finalizohet procesi

07/24/2024 12:42
nga:Sh R

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka thënë zyrtarët në këtë dikaster qeveritar janë duke punuar me çështjen e furnizimit me tekste shkollore.

Në një konferencë për media, ajo ka deklaruar se deri tani janë finalizuar listat me tekstet shkollore që janë dorëzuar tek drejtorit komunale dhe shtëpitë botuese.

“Kemi filluar zyrtarët në MASHT e kanë filluar punën në këtë drejtim. Janë finalizuar listat me tekstet e miratuara, janë ndarë të njëjtat me drejtoritë komunale të arsimit. Është kërkuar nga drejtorit komunale të arsimit që katalogu të ndahet me shkolla dhe të zgjedhen nga aktivet profesionale, gjegjësisht këshillat drejtuese që propozohen për përdorim në shkollë. Të njëjtat na janë dorëzuar në MAShTI, dhe tashmë janë pranuar prej shtëpive botuese të dhënat e para në lidhje me negocimin e çmimeve dhe procesin deri te finalizimi i teksteve”, ka thënë Nagavci.

Më tej, e para e arsimit ka theksuar se për detaje të tjera do të informojnë tëgjithë në konferencë për media.

“Puna po vazhdon. Besoj se për çështjen n e furnizimit me tekste shkollore, shumë shpejt do të kemi konferencë të veçantë, ku do të ndajmë të gjitha të dhënat, përtej komunikimit formal që e kemi me drejtorit komunale, me prindërit, me mediat dhe të gjitha palët e interesuara”, ka thënë Nagavci.