Skuadra e Ballkanit ka bërë një tjetër paraqitje zhgënjyese.
Ballkani ka barazuar në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ ndaj Hamruns me rezultatin e barabartë 0-0, shkruan GazetaBlic Sport.
Ekipi i Ilir Dajës dominoi totalisht ndeshjen, madje humbi edhe një penallti me Lindon Emërllahun, i cili sërish ishte i pasaktë nga pika e bardhë.
Ndeshja e kthimit luhet në Maltë me 30 korrik.
/GazetaBlic Sport


