Lajme

Biden do të kthehet sot në Shtëpinë e Bardhë

07/23/2024 18:08
nga:Y I

Presidenti amerikan Joe Biden do të largohet sot nga Rehoboth Beach, Delaware, duke i dhënë fund izolimit të tij pasi doli pozitiv me Covid-19 javën e kaluar, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Ai pritet të kthehet në Shtëpinë e Bardhë në orën 20:30 me orën tonë lokale

Presidenti nuk ka asnjë ngjarje tjetër publike, shkruan CNN.

Zëvendëspresidentja Kamala Harris, të cilën Biden e mbështeti gjatë fundjavës pasi shpalli fundin e synimit të tij për t’u rizgjedhur, do të bëjë fushatë sot në Milwaukee.