Lajme

Kelmendi: Krenar me kolegët që po distancohen, me ta rri ndezur shpresa se gazetaria kosovare do të mbijetojë!

07/23/2024 17:35
nga:Y I

Disa gazetarë nga Radio Televizioni Publik (RTK) po distancohen publikisht nga lajmi i cili u plasua mbrëmë në edicionin qëndror të lajmeve ku atakoheshin dy media, Nacionale dhe Periskopi.

E reagimet e gazetarëve të RTK, Adriatik Kelmendi, i ka quajtur ‘revulucion estetik’ brenda televizionit.

Kelmendi është shprehur krenar me me kolegët gazetarë të cilët po distancohen nga trysnia e parapolitikës, raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë: