Polica e Kosovës ka bërë bilancin ditor të kontrollove me qëllim mbarëvajtjen e qarkullimit rrugor dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave në rrugë.
Në raport thuhet se gjatë 24 orëve kanë ndodhur 91 aksidente, ku 65 prej tyre kanë qenë aksident trafiku me dëme materiale, ndërsa 26 prej tyre me të lënduar.
Po ashtu gjatë kësaj periudhe Policia e Kosovës ka shqiptuar 2 mijë e 213 gjoba, teksa ka arrestuar 21 persona dhe 14 të tjerë janë dërguar në mbajtje.