Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka renditur disa nga vendimet e qeverisë ditëve të fundit, me të cilat thotë se opozita nuk ishte e kënaqur, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me këtë opozitë, 51 për qind është minimumi për VV-në.
Postimi i tij i plotë:
Me çka nuk ishin të kënaqur opozita ditëve të fundit:
- Rritjen e shtesave për fëmijë – thanë fushatë për vota e dikur thoshin lëmoshë
- Kthimin e fitimit vjetor prej 10 milionë eurove nga BQK – thanë është ofendues
- Lajmet për liqenin e Ujmanit – thanë atje po lahen “barkëmëdhenjë” dhe “zdralat”
- Ligjit për Këshillin Prokurorial – thanë ne e mbrojmë sistemin e drejtësisë
- Rritjen e rudimentit të Grurit – disa e quajtën krenari komuniste
Me këtë opozitë, 51% është vetëm minimumi për LV-në. Sa përqind mendoni se do të jetë fitorja e LV-së në zgjedhjet e ardhshme, të dashur qytetarë?


