Një burrë është arrestuar në Prishtinë pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht një grua duke i shkaktuar lëndime trupore.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare duke i shkaktuar lëndime trupore. Në konsultim me prokurorin pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thotë policia në raport.