Lajme

Reagimet nga Qeveria për Biden, Hyseni me një postim të ashpër: Mozomakeq, po mjaft më, more të pafytyrë

07/22/2024 10:00
nga:G B

Ish- ministri dhe deputeti i LDK-se, Skender Hyseni vjen me një reagim të ashpër ndaj qeverisë së Kosovës, më saktësisht ndaj shefes së diplomacisë kosovare Donika Gërvalla Shwarz.

Gërvalla ishte e vetma zyrtare qeveritare që ka reaguar pas largimit të presidentit amerikan Joe Biden nga gara presidenciale.

Hyseni e ka quajtur Qerverinë të pafytyrë dhe të pandërgjegjshme e cila sipas tij e ka marrë në qafë Kosovën.

“Establishmenti politik në Kosovë, e besa edhe shoqëria në Kosovë kanë marrë turr me i “drejtu politikat parazgjedhore amerikane” thua se kanë fuqi magjike dhe se e kanë luksin të merren me gjëra që shkojnë larg përtej orbitës së tyre miniaturale”, ka shkruar Hyseni.

“Mozomakeq!”

Sipas tij, Kosova e mjerë me një që e quan veten presidente e cila kërkon që Kosova të kthehet në kohën e parashpalljes së pavarësisë

“Edhepse uroj te jetë e vetëdijshme se askush nuk e pyet “kur është Bajrami i…….Kosova e mjerë me një kryeministër gënjeshtar intelegjent që nuk e ka hallin e Kosovës por që për synim ka “riformatimin e botës”, Kosova e mjerë, pa një alternativë real-politike të mirëfilltë…….”, ka vazhduar reagimin ish ministri Hyseni.

Por nuk ka përfunduar me kaq.

Hyseni thotë se kjo Qeveri i mori në qafë të gjithë.

“Po mjaft më more të paftyrë e të papërgjegjshëm se e morët në qafë këtë vend. I morët në qafë të gjithë, përfshi këtu edhe “40%-in e analfabetëve funksionalë””.