Hetimet lidhur me shpërthimin që ndodhi dje në afërsi të Liqenit të Ujmanit, po vazhdojnë.
Në kuadër të kësaj, policia ka bastisur një shtëpi në Zubin Potok.
Kështu zëvendësdrejtori rajonal i policisë për veriun Veton Elshani.
Elshani tha se gjatë bastisjes janë konfiskuar tre radiolidhje dhe një veturë.
Ai po ashtu njoftoi se policia e ka identifikuar një person të dyshimtë.
“Nuk kemi persona të arrestuar, ndërsa policia ka identifikuar një person i cili për neve është me interes për intervistim”, tha ai


