Kamala Harris do të jetë kandidatja e re e Demokratëve për zgjedhjet presidenciale në SHBA, pasi presidenti aktual, Joe Biden, njoftoi se u tërhoq nga gara.
Me të marrë bekimin e Bidenit për të prirë Demokratët në këtë garë, Harris tha se do të bëjë gjithçka në fuqinë e saj për të mposshtur kundërkandidatin Donald Trump.
“Unë do të bëj gjithçka në fuqinë time për të bashkuar Partinë Demokratike – dhe për të bashkuar kombin tonë – për të mposhtur Donald Trump dhe axhendën e tij ekstreme “Project 2025”.
“Kemi 107 ditë deri në ditën e zgjedhjeve. Së bashku, do të luftojmë, dhe së bashku do të fitojmë.”
Ajo falënderoi Bidenin për “udhëheqjen e tij të jashtëzakonshme” dhe “dekadat e shërbimit ndaj vendit”.
Duke treguar se si u takua me presidentin, Harris foli për “ndershmërinë dhe integritetin e tij… dashurinë e tij për vendin dhe popullin amerikan”.
Ajo e përshkruan vendimin e tij për t’i dhënë fund mundësisë për rizgjedhje si një “akt vetëmohues dhe patriotik” duke shtuar se ndjehet e nderuar që ka marrë miratimin e Bidenit për këtë garë.
Trumpi thotë se më lehtë mposhtet Harrisi se Bideni