Lajme

Mjekët kanë vizituar prindërit e Faton Harjizit pas lajmit për vrasjen

07/19/2024 17:59
nga:Sh R

Gazetari i T7, Çlirimtar Morina, përmes një lidhjeje direkte nga Skenderaj në emisionin FRONTAL ka raportuar për vrasjen e Faton Harjizit dhe për atë se si është pritur lajmi në qytetin ku Hajrizi ka lindur.

Ai thotë se prindërit e Faton Harjizit lajmin e kanë marrë nga mediat dhe se më pas kanë qenë mjekët e QKMF-së së Skenderajt që i kanë vizituar ata për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore.

“Ata iu kanë dhënë ndihmën e parë shëndetësore. Iu kanë dhënë edhe qetësues, nënës së Faton Harjizit, dhe babait, për shkak të gjendjes emocionale”, ka raportuar gazetari Morina.