Anëtari i Komisionit për Çështje të Sigurisë njëherësh deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka folur pas rastit të fundit ku u vra polici serb dhe të dyshuar janë vellezërit Faton dhe Artan Hajrizi.
Dugolli tha se duke marrë parasysh qëndrimin armiqësor të Serbisë, e sidomos pas rastit të fundit, është mirë që mërgimtarët të evitojnë rrugtimin përmes Serbisë.
Ai tha se Serbia është një shtet jonormal.
“Duke marr parasysh qëndrimin armiqësor të Serbisë kundër Kosovës, e sidomos tani pas situatës së krijuar të vrasjes së Policit serb në rrethana ende të pasqaruara, mergimtarët tanë është mirë që te evitojnë sa më shumë rrugëtimin nëpër Serbi. Këtë apel e bëj për shkak që Serbia vazhdon jet një shtet jo normal dhe sidomos kur ka zhvillime të ngjashme siç është rasti i fundit” tha Dugolli për “Gazeta Blic”.
Dugolli tha se Serbia ka bërë gati fletarrest në Interpol për pjesëtarët e UÇK-së prandaj lëvizjet nëpër Serbi duhet të jenë të kujdesshme sidomos të atyr që janë në listat e veteranëve të UÇK-së.
“Mërgimtarët tanë është mirë ta dinë se Serbia gjithashtu ka azhurnuar fletarrestet në INTERPOL për pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës prandaj lëvizjet nëpër Serbi të mergimtarëve tanë duhet të jenë të kujdesshme, sidomos të ata të cilët janë në listat e veteranëve të UÇK-së” deklaroi Dugolli në një përgjigje dhënë për “Gazeta Blic”.
Të dyshuar për vrasjen e policit serbë janë vëllezërit, Faton e Artan Hajrizi.
Artani i cili jeton në Gjermani është paraqitur tek autoritetet ndërsa, Fatoni, i dyshauri kryesor ndodhet në arrati.
Serbia ka nisur kërkimet gjithandet vendit, kërkime po bëhen gjithashtu edhe në Republikën Srpska.
Policë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Sërpska në BeH janë duke ndërmarrë një sërë masash dhe veprimesh në lidhje me kërkimin e personit që mbrëmë dyshohet se ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë, gjatë së cilës një polic i Serbisë u vra në Loznicë.
Ministria e Punëve të Brendshme e RS-së u bën thirrje qytetarëve, veçanërisht atyre që jetojnë në zonën kufitare me Serbinë, që menjëherë të lajmërojnë policinë në numrin 122 nëse e vërejnë personin në foto.
/Gazeta Blic/
Deputeti i VV-së: Të shmanget kalimi përmes Serbisë, mund të ketë arrestime për hakmarrje!
Artan Hajrizi dyshohet se ia ka dërguar me postë pasaportën Fatonit


