Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, iu ka bërë thirrje mërgimtarëve të kenë kujdes pas rastit të vrasjes së policit serb.
Bajqinovci në një pronocnim dhënë për “Gazeta Blic” tha se bashkëatdhetarët që po kthehen për pushime në vendlindje të kenë kujdes dhe të shmangin rrugët përmes Serbisë.
Ai tha se të njëjtit mund të arrestohen në shenjë hakmarrje.
“Situata është e tensionuar pas rastit të vrasjes së policit. Është me rëndësi që mërgata të ketë kujdes dhe të shmangë kalimin përmes rrugëve të Serbisë për shkak të rrezikut të mundshëm të arrestimit nga autoritetet serbe në shenjë hakmarrjeje. Mbrojtja dhe siguria e qytetarëve të Kosovës që jetojnë në perëndim është prioritet, dhe në këto kushte të tensionuara, udhëtimi përmes Serbisë mund të jetë një rrezik i panevojshëm. Duhet të shqyrtohen alternativa të tjera për udhëtim që shmangin territorin serb për të siguruar që udhëtarët të mbeten të sigurt” deklaroi Bajqonovci për “Gazeta Blic”.
Të dyshuar për vrasjen e policit serb janë vëllezërit Artan dhe Faton Hajrizi.
Artani, i cili jeton në Gjermani, vazhdimisht po deklaron në media se është i pafajshëm dhe se vëllai i tij, Fatoni, i ka vjedhur pashaportën.
Mirëpo në media u raportua t se Fatoni pasaportën e vëllait të tij e ka pranuar me postë, dhe jo siç ka deklaruar Artani se dokumentet personale i janë vjedhur nga vëllai.
Njëjtë është shprehur edhe babai i Artanit dhe Fatonit, Mustafë Hajrizi.
/Gazeta Blic/
Artan Hajrizi dyshohet se ia ka dërguar me postë pasaportën Fatonit


