Lajme

Sulmohen dy shtetas të huaj në Prishtinë

07/19/2024 08:58
nga:Y I

Është arrestuar një burrë në Prishtinë, nën dyshimin se i ka sulmuar dy shtetas të huaj të cilëve më pas ua ka marrë edhe një telefon.

Viktimave u është ofruar tretmani mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar.

“Prishtinë / 18.07.2024 – 13:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj shtetas të huaj. Gjatë përleshjes sipas viktimave atyre u ishte vjedhur edhe një telefon. Viktimave u është ofruar tretmani mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.