Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka qenë skpetik ndaj ish-presidentit amerikan, Donal Trump, madje i njëjti së fundi pati një deklaratë të fortë në lidhje me ardhjen e mundshme të tij në pushtet.
Kurti derisa po fliste në margjinat e sesionit të Institutit ODI për çështjet globale në Londër, tha se “me kthimin e presidentit Trump ka njëfarë stresi dhe ankth në të gjithë kontinentin, e as Kosova nuk është ndryshe”.
Por, Trump, po shihet favorit për të ardhë në krye të ‘Shtëpisë së Bardhë’ dhe popullariteti i tij është rritur ndjeshëm pas sulmit që pati ditë më parë.
Si pritet të jetë raportet Kosovë-SHBA nëse Trump rikthehet në pushtet?
Gazetari dhe publicisti, Halil Matoshi, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” tha se ardhja potenciale e Donal Trump në pushtet është vullnet i qytetarëve amerikanë dhe se çdo kritikë apo ‘marrje ane’ nga kreu i shtetit të Kosovës është mendjelehtësi në rrafshin diplomatik.
“Angazhimi i ShBA-së për lirinë, pavarësinë dhe fuqizimin e shtetit të Kosovës që më 1984 (kur është votuar në Kongres Rezoluta e parë në mbrojtje të të drejtave të njeriut në Kosovë) e deri më sot, ishte dhe është dypartite, pra asnjëherë nuk ka pasur përplasje!Ardhja potenciale e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë është vullnet i trupit zgjedhor amerikan dhe çdo kritikë ose marrje ane e kreut shtetëror të Kosovës është mendjelehtësi në rrafshin diplomatik dhe e dëmshme për Aleancën e Kosovës me Amerikën” deklaroi Matoshi për “Gazeta Blic”.
Matoshi tha se Kurti duhet të ngritet në nivel të një burrshteti dhe të mos e cënojë Aleancën strategjike me ShBA-të.
“Grenell është politikan ekoscentrik dhe nuk besoj se do të jetë Sekretar Shteti por gjithsesi do të përfshihet në stafin e Presidentit Trump, në rast së fiton zgjedhjet e sivjetshme.Kurti duhet të ngritet në nivel të një burrshteti dhe të mos e cënojë Aleancën strategjike me ShBA për nevojat ideologjike të tij dhe një grushti njerëzish popullistë të së majtes ekstreme” tha Matoshi në përgjigjen e tij dhënë për “Gazeta Blic”.
Kujtojmë se kryeministri Kurti ka patur përplasje të forta edhe me ish-emisarin Richard Grenell gjatë kohës së qeverisë ‘Kurti 1’
/Gazeta Blic/
Evropa në ankth për kthimin e mundshëm të Trumpit, thotë Kurti


