Sporti

Bellingham i dërgoi një mesazh emocionues Southgate: Je ndër trajnerët më të mirë në historinë e kombëtares

07/17/2024 08:05
nga:L J

Gareth Southgate është larguar nga posti i trajnerit të kombëtares së Anglisë dhe teksa mediat spekulojnë emrin e pasuesit të tij, ai ka marrë mesazhe mbështetjeje nga qarqe të ndryshme.

Jude Bellingham, si një nga lojtarët më të rëndësishëm të kësaj gjenerate të kombëtares së Anglisë, ishte ndër të parët që i dërgoi një mesazh Southgate-it, duke lavdëruar njeriun me të cilin arriti në finalen e Kampionatit të fundit Europian.

“Dua të falënderoj Gareth-in dhe kolegët e tij për kujtimet e mira. Ka qenë privilegj të drejtohesha nga dikush kaq i përkushtuar dhe pasionant, Garreth nuk është vetëm një nga trajnerët më të mirë në historinë e kombëtares, por është edhe një person i mrekullueshëm”, ka shkruar Bellingham.

“Faleminderit për gjithçka trajner dhe fat të mirë në kapitullin tjetër”, shtoi Bellingham në postimin e tij në rrjetet sociale.