Lajme

Bajqinovci publikon videon e qytetarit duke u larë në Ujman, thumbon qeveritë e kaluara

07/16/2024 22:54
nga:G B

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka publikuar në Facebook videon teksa shihet një qytetar duke u larë në liqenin e Ujmanit dhe thotë se po të mos ishte Kurti, s’do të mund të lahej aty, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se PDK-LDK-AAK-Nisma-AKR-Lista Serbe dikur ishin pajtuar që ta ndajnë Liqenin e Ujmanit me Serbinë, ndërsa tani vetëm mund të shpërndajnë video të tilla të qytetarëve.

Postimi i tij i plotë:

PDK-LDK-AAK-Nisma-AKR-Lista Serbe dikur ishin pajtuar që ta ndajnë (share) Liqenin e Ujmanit me Serbinë. Tash mundem vetëm t’ia bëjnë ‘share’ videove të shumta të qytetarëve duke e shijuar Ujmanin.