Sot është dita kur Kylian Mbappe do të zyrtarizohet si lojtar i ri i Real Madridit.
Sulmuesi francez para pak çasteve ka kryer testet mjekësore, teksa tani do të nëshkruajë kontratën bashkë me presidentin Florentino Perez, e në orën 12:00 do të prezantohet para mbi 70 mijë tifozëve në stadiumin mitik, Santiago Bernabeu, përcjell GazetaBlic Sport.
Mijëra tifozë janë momentalisht jashtë stadiumit “Santiago Bernabeu”, ku po presin për t’u futur në stadiumin gjigant të madrilenëve.
Më poshtë keni pamjet:
The line waiting for Kylian Mbappé's presentation. 🤯🤯pic.twitter.com/88JkM5WON8
— Madrid Zone (@theMadridZone) July 16, 2024


