Lajme

Moti për sot

07/14/2024 07:05
nga:Genita C

Në zona të caktuara gjatë orëve të pasditës, vranësirat pritet të gjenerojnë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-45 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 18 deri në 22°C, ndërsa ato maksimale prej 34 deri në 37°C.

Kujdes! Rreziku i dehidrimit dhe goditjës së nxehtësisë nëse jeni jashtë për periudha të gjata kohore.