Lajme

Në rrethana të paqarta Trump largohet nga skena nga agjentët e shërbimit sekret derisa po mbante tubim në Pensilvani

07/14/2024 01:26
nga:Gazeta Blic

Në rrethana krejt të paqarta një incident ka ndodhur në një tubim të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ka qenë duke mbajtur fjalim para përkrahësve republikanë në Pensilvani.

Gjithçka është ende e paqartë, derisa agjentët e shërbimit sekret e kanë larguar Trumpin nga skena pasi janë dëgjuar edhe bërtima të mëdha në publik.

Derisa është larguar nga agjentët, Trump ka bërë shenjë me dorë që është mirë. Në fotografitë e publikuara nga CNN, Trump shihet paksa i gjakosur tek pjesa e veshit.