Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka filluar asfaltimi i unazës së brendshme të qytetit, një projekt që pritet të ketë një ndikim të madh në lehtësimin e komunikacionit në kryeqytet.
Ky projekt infrastrukturor sipas Ramës ka për qëllim të përmirësojë qarkullimin dhe të zvogëlojë trafikun në rrugët kryesore të qytetit.
Përmes një postimi në Facebook Rama theksoi rëndësinë e kësaj rruge për banorët e Prishtinës.