Sporti

Immobile bëhet partner i ri i sulmit me yllin kosovar

07/12/2024 19:00
nga:E K

Ciro Immobile është larguar nga Lazio.

Sulmuesi italian sezonin e ardhshëm do të luaj te skuadra turke, Besiktas.

Immobiles sot ka nënshkruar kontratë në Romë, e vlefshme deri në qershor të vitit 2026.

Golashënuesi më i mirë ndonjëherë në historinë e Lazios i thotë lamtumirë klubit dhe do të udhëton në Stamboll sonte.

Ciro Immobile do të jetë shok skuadre me yllin kosovar, Milot Rashica dhe futbollistin shqiptar, Ernest Muçi