Kuvendi i Kosovës është në përfundim të punimeve për sesionin pranveror.
Por ky, sesion, ka treguar rënie si në kuptimin sasior dhe në atë cilësor.
Kështu po thotë për “Gazeta Blic” hulumtuesi i lartë në Institutit Demokratik të Kosovës, KDI, Arbër Thaçi.
Thaçi tha se Kuvendi ka miratuar 25 projektligje ndërsa 20 të tjera kanë mbetur për t’u trajtuar.
Ai tha se ka rënie të dukshme edhe në punën e Komisioneve.
“Parë nga çdo perspektivë, Kuvendi nuk ka bërë mirë këtë sesion. Në kuptimin numerik, Kuvendi ka miratuar 25 projektligje, derisa rreth 20 të tjerë mbesin në trajtim. Në përgjithësi, në rënie e dukshme vërehet edhe në punën e komisioneve. Numrat, në shumicën e rasteve flasin për një numër më të vogël të mbledhjeve dhe punë më të paktë” deklaroi Thaçi për “Gazeta Blic”.
Hulumtuesi nga KDI, Thaqi, tha se shqetësuese është edhe fakti se Kuvendi nuk ka mabjtur 10 javë seancë plenare.
“Ndërsa shqetësuese është fakti që Kuvendi ka pasur 10 javë pa mbajtur seanca plenare. Përgjithshëm, në sesioni pranveror, Kuvendi i Kosovës, edhe në kuptimin sasior, por edhe cilësor, ka treguar rënie” deklaroi ai në një përgjigje dhënë për “Gazeta Blic”.

Arbër Thaçi, KDI!
Edhe, Naim Jakaj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) deklaroi për “Gazeta Blic” se puna e kësaj legjislature është karakterizu nga puna e dobët për arsye të mungesës së thellë të transparencës parlamentare.
“Puna e kësaj legjislature është karakterizu nga puna e dobët për arsye të mungesës së thellë të transparencës parlamentare ashtu siç kërkohet nga Kushtetuta e Kosovës dhe nga rregullorja e punës së Kuvendit. Kuvendi ka miratuar rregullore ku kërkohet publikimi i votimit elektronik, publikimi i votimit me dorë dhe çështjet e tjera që lidhen me transparencën pra publikimin e mbledhjeve online të Komisioneve parlamentare. Në këtë drejtim Kuvendi ka dështuar gjatë kësaj legjislature dhe ka vazhduar të dështoj edhe gjatë këtij sesioni pa kryer një rol të tillë të transparencës” deklaroi Jakaj për “Gazeta Blic”
/Gazeta Blic/
Jakaj, IKD: Kuvendi ka dështuar në punën gjatë këtij sesioni!


