Zyra për media e Gazës thotë se sulmet izraelite sot kanë vrarë të paktën 20 palestinezë në të gjithë Gazën, në 24 orët e fundit.
Kjo zyrë ka njoftuar se sulmet në kampin e refugjatëve Nuseirat kanë vrarë person, ndërsa ato ndaj një shkolle të drejtuar nga OKB-ja dhe shkollës në kampin e refugjatëve Nuseirat vranë tre persona.
“Ne dënojmë krimet e vazhdueshme që po kryhen kundër civilëve, grave dhe fëmijëve”, ka thënë tutje zyra e medias në Gaza.


