Lajme

Shabani për miratimin e rezolutës ndaj gjenocidit në Serbenicë: Nënkupton “mbështetje”

07/11/2024 23:15
nga:Genita C

Deputeti multietnik, Bahrim Shabani në emisionin “Politiko” ka komentuar miratimin e deklaratës për Gjenocidin në Srebrenicë.

Sipas tij, kjo deklaratë e cila është miratuar është një mbështetje e madhe.

“Së pari është mbështetje e Rezolutës, edhe është një gjë e shumë pritur edhe prej popullit boshnjak që Bashkësia ndërkombëtare të reflekton edhe të miraton një rezolutë, e dimë që ka qenë e vonuar, kanë kaluar gati 30 vjet edhe pse e dim që Gjykata ndërkombëtare edhe Gjykata në Hagë i kanë denuar disa persona edhe krerët e ushtrisë por edhe krerët politik për Gjenocidin në Srebrenicë”, tha ai.