Lajme

Krasniqi: Qeveritarët frikacakë përmendin sulme e luftë, harrojnë që e kemi NATO-n e KFOR-in

07/09/2024 15:23
nga:G B

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, ka thënë se Kosova duhet ta marrë ndonjë nga 400 modelet e Asociacioneve të Komunave që janë në Evropë.

Lidhur me këtë, deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se ai e ka deklaruar qëndrimin e SHBA-ve por që qeveria s’ka koordinim me to.

“Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, nuk ka deklaruar diçka të re, ky është qëndrim i SHBA-së, që nga dakordinim i marrëveshjes së Ohrit. Por, kujt t’i flasë sepse kjo qeveri nuk ka asnjë koordinim me SHBA-të në asnjë proces, SHBA ka qenë e qartë dhe ne natyrisht se i besojmë në tërësi që nuk e pranojnë asnjë Asociacion që është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe që e cenon sovranitetin e Kosovës”, thotë ajo.

Deputetja thekson se derisa Kurti e ka pranuar autonominë për serbët, dëmet mund të jenë më të mëdha se Asociacioni, duke shtuar kjo qeveri draftet mund t’i përdor vetëm për fushatë.

“Derisa Kurti përmes marrëveshje së Ohër ka pranuar autonomi për serbët dhe se dëmet mund të jenë edhe më të mëdha se veç një Asociacion. Kjo qeveri nuk ka asnjë aftësi të bëjë diçka, këta nuk janë në gjendje ta bëjë një ligj që është në harmoi me Kushtetutën e po krijojnë drafte të Asociacionit, nuk kam asnjë besim që mund të bëjnë diçka të mirë, pos ta përdorin për fushatë”, vlerëson Krasniqi për Gazeta Blic.

Sipas saj, shqetësuese janë deklarimet e O’Brien se veriu është në mesin e rreziqeve për sigurinë në Ballkan, derisa fajëson qeverinë i dështake e frikacake, duke folur për sulme e duke harruar që KFOR-i është në Kosovë.

“Por, ajo që mu duk shumë shqetësuese në deklarimet e O’Brien ishte që veriu i Kosovës është në mesin e rreziqeve për sigurinë në Ballkan. Kjo është shumë shqetësuese dhe është dështim i kësaj qeverie që Kosova të cilësohet kështu nga partneri kryesor që natyrisht edhe janë monitoruesit kryesor të sigurisë së Kosovës përmes NATO-s e KFOR-it. Çdo ditë flasin për luftë, për sulm nga Serbia, janë dështakë dhe frikacakë derisa harrojnë që KFOR-i është në Kosovë dhe sa të jetë NATO dhe KFOR-i, le të rrinë të qetë se nuk do të ketë sulme nga Serbia lufta e sulmet kanë përfunduar, ne kemi punuar aq fort me partnerët sa të krijomë Kosovën shtet dhe ta forcojmë atë derisa këta po tentojnë ta minimizojnë rolin e shtetit”, deklaron deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi./Gazeta Blic/

 

Bajqinovci: Duhet të përgatitemi me të gjitha mjetet – Serbia po përgatitet për sulme më të mëdha se i Banjskës

Jim O’Brien për Asociacionin e komunave: Ka rreth 400 në gjithë Evropën, mund të merret ndonjë model

O’Brien: Kosova ka të drejtë të mbrojë territorin e saj, veriu dhe kërcënimet me shkëputje në Bosnjë rrezik primar në rajon

“Dialogu në qorrsokak”/ Deputeti i VV-së: S’mund të ecim njëanshëm me Asociacionin, njohja de facto nga Serbia parakusht