Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar nga kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova që të marrë veprime për të adresuar çështjen e heqjes së kollare së Jakup Krasniqit para seancës gjyqësore në Speciale të hënën.
Në këtë letër, ndër të tjera thuhet se veprimi në fjalë përbën një ndërhyrje të panevojshme dhe të pajufstifikushme në integritetin personal dhe dinjitetin e z. Krasniqi.