Lajme

Një tjetër tërmet në Maqedoninë e Veriut, i dyti ditën e sotme

07/07/2024 23:50
nga:L J

Një tërmet me magnitudë 3.1 të shkallës Rihter është regjistruar në Maqedoninë e Veriut.

Epiqendra e tërmetit është regjistruar në Ohër.

Ky është tërmeti i dytë i regjistruar ditën e sotme.

Lëkundjet e tërmetit gjithashtu janë ndjerë edhe në Pogradec.