Lajme

Xhemajl Rexha rizgjidhet edhe për një mandat kryetar i AGK-së

07/06/2024 16:14
nga:Sh R

Xhemaj Rexha është rizgjedhur edhe për një mandat kryetar i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.

Në garë bashkë me Rexhën ishte edhe Mentor Buzhala.

Me Statutin e ri të AGK-së, është paraparë edhe pozita e nënkryetarit/es, në të cilën është zgjedhur Naile Dema Selmani.

Anëtarët e tjerë të Bordit janë zgjedhur: Milot Hasimja, Florande Morina, Blerta Dalloshi, Mehmet Krasniqi, Fatlum Jashari, Jehona Hulaj dhe Besnik Velija.