Një turiste është aksidentuar në Qafë Valbonë (ka thyer këmbën).
Gazetari Fatmir Popja raporton për Balkanweb se në ndihmë të saj janë nisur pjesëtarët e ekipit të Kërkim Shpëtimit të Federatës Shqiptare të Alpinizmit dhe forca të policisë.
Gjithashtu është vendosur kontakti me Qendrën e Urgjencës Kombëtare, nëse do nevojitet Helikopteri.
Turistja e lënduar ka qenë së bashku me një grup, që po eksploronte zonën e Qafë-Valbonës.
Turistja e aksidentuar në Qafë Valbonë është polake dhe është nisur me helikopter për në Spitalin e Traumës në Tiranë.