Lajme

Vërshimet në Dragash, Kurti: Qeveria është pranë qytetarëve për ta kaluar sa më shpetj e më lehtë këtë situatë!

06/27/2024 20:11
nga:Y I

Kryeministri i vendit, Albin Kurit, e ka vizituar komunën e Dragashit dhe fshatin Kuk, pas vërshimeve të djeshme.

Kurti tha se vërshimet e djeshme nga reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme edhe të infrastrukturës publike, për çka tha se nevojitet ndërhyrje urgjente.

“Me Komisionin vlerësues i cili po inspekton e analizon masën e dëmeve, po shohim se çfarë mund të riparojmë e rindërtojmë dhe të kontribuojmë nga niveli qendror” shkruan Kurti në Facebook.

Ai tha se qeveria është pranë komunës dhe qytetarëve për ta kaluar bashkë, sa më shpetj e sa më lehtë këtë situatë.

Postimi i plotë: