Lajme

Grabitje e armatosur në një argjendari në Tiranë

06/27/2024 09:44
nga:Sh R

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se dy persona, ende të paidentifikuar dyshohet se në kërcënimin e një arme zjarri kanë grabitur një argjendari në Tiranë.

Rasti është raportuar në polici nga 22-vjeçari, i cili është punonjës i argjendarisë.

“Ditën e djeshme, rreth orës 15:35, në Valias, 2 shtetas ende të paidentifikuar, dyshohet se në kërcënimin e një sendi të fortë në dukje armë zjarri, i kanë vjedhur disa aksesorë floriri, (porosi të bëra online), shtetasit 22 vjeç, punonjës i një argjendarie”, thuhet në njoftimin e policisë.