Lajme

Kryeziu thumbon Kurtin, thotë se e refuzoi takimin me Vuçiqin për fushatë elektorale

06/26/2024 23:43
nga:Genita C

Ismet Kryeziu nga KDI thotë se paraqitja e kushteve nga ana e kryeministrit Kurti për takim me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, u bë vetëm pasi jemi afër zgjedhjeve, raporton GazetaBlic.

Kryeziu përmes një shkrimi në “Facebook” potencon se një qëndrim i tillë u bë për fushatë elektorale.

“Kur jemi në prag të zgjedhjeve, bie dëshira për të takuar Vuçiçin dhe Brukselin e bëjmë pjesë të fushatës elektorale”, shkruan Kryeziu.