Vesel Makolli nga AKR-ja thotë se tri vjet në pushtet të Qeverisë Kurti, nuk është përmbush asnjë premtim.
Makolli në një prononcim për GazetaBlic thekson se, gjatë kësaj periudhe gjendja në arsim dhe në shëndetësi veç u përkeqësua.
“Kjo Qeveri, ka ardhë në pushtet duke kritikuar vend e pa vend të gjitha Qeveritë e deritashnishme, duke dhënë premtime “përrallore” për zhvillim ekonomik, arsimor e shëndetësor dhe për respektim të ligjshmërisë. Gjatë Qeverisjes së tyre, jo që nuk u përmbush asnjë nga premtimet, por gjendja në të gjitha lëmit zhvillimore të vendit, duke filluar nga investimet kapitale, të cilat kurrë deri më tash nuk kanë qenë të ulta, si dhe gjendja në arsim e shëndetësi u përkeqësua”, tha Makolli.
Madje, sipas Makolli asnjë Qeveri nuk e ka shkel Kushtetutën më shumë se Qeveria e Albin Kurtit.
“Mosrespektimi i ligjshmërisë së vendit gjegjësisht shkeljet kushtetuese të kësaj qeverie janë histori në veti. Asnjëherë deri më tash nuk ka pasur shkelje të Kushtetutes si nga kjo qeveri e tanishme, së cilës i janë shqiptuar deri tash tetë( vendime nga Gjykata Kushtetuese për mosrespetimin e Kushtetutës së Republikës)”, tha Makolli.
“Vendimet e kësaj mazhorance janë rrëzuar nga Kushtetuesja, sepse ato kanë reflektuar tendencat autoritariste dhe interesat partiake e klanore të kësaj Qeverie”, shton tutje ai.
Tahiri i PDK-së: Kjo Qeveri është e paditur, nga arroganca po nxjerrin vendime antikushtetuese