Kuvendi i Maqedonisë së Veriut e ka votuar sonte vonë Qeverinë e re të vendit, kryeministër i të cilës do të jetë Hristijan Mickoski i VMRO-DPMNE.
Deputetët maqedon votuan me 77 vota pro, dhe 22 kundër.
Deputetët e LSDM-së dhe të majtës votuan kundër Qeverisë, ndërsa Fronti Evropian e la seancën pak para përfundimit të saj./alsatm/