Këtë javë në Kosovë do të mbajë mot i nxehtë, kur temperaturat arrijnë mbi 30 gradë Celsius.
Por sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, do të ketë dhe shkarkime rrufesh ku do të sjellin riga shiu.
E hënë – Mot me diell dhe me vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës parashihen të intensifikohen duke krijuar mundësi për riga shiu, ndërsa në vende të izoluara parashihet reshje breshëri. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27- 33 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.


