Lajme

Reshjet në Prishtinë, 15 udhëtarë evakuuohen nga një autobus

06/23/2024 22:19
nga:Genita C

Pas reshjeve të mëdha të shiut në Prishtinë, 15 udhëtarë janë evakuuar, pasi autobusi me të cilin udhëtonin e ka pasur të pamundur të qarkullonte.

Këtë e ka konfirmuar Lulzim Fushtica, drejtor i Emergjencave.

“Jemi duke punuar që ta largojmë autobusin, por për momentin e kemi të pamundur për shkak se e ka lëshuar ajri”, ka deklaruar ai.

Përndryshe, shumë nga rrugët e kryeqytetit kanë qenë të vërshura shkak i shiut./Express./