Pas një periudhe me temperatura të larta që kanë mbizotëruar në vend, situata meteorologjike ka ndryshuar dukshëm dhe papritur.
Vendi është kapluar nga një mot i keq, i karakterizuar nga reshje të dendura shiu, breshër dhe vetëtima të fuqishme.
Ky ndryshim i papritur ka sjellë probleme të konsiderueshme në disa rajone, duke përfshirë përmbytje të papritura.
Në disa zona, reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar edhe bllokime të rrugëve.