Lajme

Osmani në takim me ambasadorin gjerman, diskutuan për Procesin e Berlinit

06/23/2024 19:28
nga:G C

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë, Jörn Rohde.

Në këtë takim, Presidentja Osmani dhe ambasadori Rohde diskutuan për zhvillimet aktuale politike dhe të sigurisë në vend, si dhe për zhvillimet e fundit për sa i përket Procesit të Berlinit.

Në takim, poashtu diskutuan edhe tema të tjera të cilat kanë për qëllim thellimin e mëtejmë të raporteve bilaterale dhe bashkëpunimit midis Kosovës dhe Gjermanisë.

Hamiti i replikon Bislimit: Qeveria e ka hak ta shënojë 1-vjetorin e sanksioneve nga BE-ja