Lajme

“Bllokimi” 1-vjeçar i Kosovës, sonte tema e radhës në Expose

06/23/2024 16:36
nga:Genita C

Kosova vazhdon të jetë në pritje të raportit të përfaqësuesit të Lartë të BE-së Josef Borrel dhe të qartësohet përfundimisht se a do t’i hiqen a jo masat ndëshkuese.

Edhe më tej nuk dihet se kur do të publikohet ky raport.

Në lidhje me këtë çështje dhe ndikimin e këtyre masave për vendin, “Expose” sjell sonte dokumentarin rreth bllokimit 1-vjeçar të Kosovës.

Në cilën sferën ndikuan më shumë, kush u prekë më shumë, këto dhe shumë detaje tjera mund t’i ndiqni sonte duke filluar nga ora 21:00.

“Expose” transmetohet në Kanal 10 dhe live në kanalin zyrtar të GazetaBlic në Youtube.