Lajme

Mbajtja e orëve të kujdestarisë rrezikon humbjen e orëve mësimore, njohësi i arsimit tregon arsyet

06/19/2024 20:53
nga:N K

Njohësi i arsimit, Samir Shahini, theksoi se mos pagesa e orëve të kujdestarisë nën normë për mësimdhënësit nuk do të jetë problematike për të braktisur vendin e tyre të punës në institucione arsimore. Shahini në një prononcim për Gazeta Blic, ka deklaruar se mësimdhënësit në vendin tonë kanë kërkesa për kompensim të orëve të kujdestarisë.

“Mësimdhënësit kanë kërkuar në vazhdimësi që orët e kujdestarisë të kompensohen, në mënyrë që të mbahen si orë të veçanta e jo përbrenda orëve ekzistuese. Në këtë mënyrë nuk humbin orët në lëndët përkatëse”, u shpreh Shahini.

A është draftuar Udhëzimi Administrativ nga Ministria e Arsimit?

“Ministria e Arsimit ka filluar vitin e kaluar draftimin e një Udhëzimi Administrativ që rregullon këtë çështje, mirëpo ende nuk është shpërndarë tek komunat. Momentalisht, vetëm rregulloret komunale e rregullojnë çështjen e orëve të kujdestarisë”, tha ai.

Njohësi i arsimit ka treguar pasojat nëse mbahen orët e kujdestarisë pa pagesë të normës për mësimdhënësit.

“Mos plotësimi i kësaj kërkese nuk mund të dërgojë në braktisje të vendeve të punës. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur ndonjëherë. Mirëpo, pasoja e vetme do të vazhdojë të jetë humbja e orëve në lëndët përkatëse për mbajtjen e orëve të kujdestarisë”, përfundoi njohësi i arsimit, Samir Shahini.

/GazetaBlic/

Ahmeti: DKA-të të ndërmarrin hapa të menjëhershëm që ndërlidhen me ngacmimet në shkolla

Testi i Arritshmërisë në Kosovë/ Ahmeti: Është e lehtë të parandalohet kopjimi i nxënësëve nga komisionerët

“Testi PISA në kundërshtim me atë se çka mësojnë nxënësit në Kosovë”