Lajme

“Testi PISA në kundërshtim me atë se çka mësojnë nxënësit në Kosovë”

04/24/2024 13:46
nga:N K

Gjendja e sektorit në arsim në Kosovë viteve të fundit ka qenë e kritikuar nga shumë OJQ të cilësisë së arsimit, përshkak të rezultateve të testit ndërkombëtarë, PISA.

Në pjesëmarrjen e fundit të nxënësve të shkollave fillore të Kosovës, shtetit i Kosovës është renditur në vendin e 78-të nga 80 shtete të botës që ishin pjesëmarrëse.

Në lidhje me cilësinë e arsimit në Kosovë dhe kapacitetet e këtij sektori për GazetaBlic, ka folur eksperti i arsimit Rinor Qehaja.

Sipas Qehajës,  prioritet i Qeverisë së Kosovës aktuale, në krye me kryeministrin Kurti, duhet të jetë performanca e nxënësve dhe jo vetëm ligjet të janë të përmendura.

“Kjo qeveri aktuale duhet të instalojë mekanizma shumë të qëndrueshëm dhe llogaridhënës që thërrasin për përgjegjësi më të rritur. Duhet të kenë përgjegjësi për mësimdhënësit nëpër klasa, drejtorët e shkollave, drejtorët nga drejtoritë komunale të arsimit dhe të vijnë deri tek institucioni i Ministrisë së Arsimit të Kosovës, për një performancë më të mirë. Kjo llogaridhënie duhet të na kthehet me përmisime më të rritura të cilësisë së mësimdhënies. Është e kotë të flasim për ligje, strategji dhe llogaridhënie kur e njëjta nuk na kthehet me përfitim për nxënësit tanë”, tha ai.

Sa i përket mungesës së teksteve shkollore në këtë fillim vit shkollor 2023-2024, eksperti i arsimit theksoi se kjo është një gjendje problematike për suksese në mësimdhënie.

“Ne nuk guxojmë të humbasin kohë në gjëra të thjeshta dhe banale, siç janë mungesa të materialeve shkollore, mungesa e pajisjeve, mungesa e hapësirave, numri i tepërt i nxënsëve në klasë, janë probleme banale që e cenojnë në tërësi procesin mësimorë dhe na shpërqendrojnë nga mësimdhënia dhe nga cilësia e vërtetë që ne jemi duke e kërkuar në mësimdhënie”, tha Qehaja.

“Rezultati i testit ndërkombëtarë PISA, nuk na ka dëshmuar për një sukses të rritur, ne si shtet i Kosovës kemi një performancë të njëjtë, por e cila nuk është befasuese pasi që ajo që ky test matë, është në kundërshtim të plotë me atë që nxënësit tanë mësojnë në shkolla tona. Të mësuarit mekanikë në asnjë moment nuk mund të na sjellë rezultatë si një testim që matë logjiken dhe përdorimin e logjikës në jetën e përditshme, kjo kontradiktë në vlerësim nga testi PISA dhe çfarë mësohet në shkollat, padyshim se kemi këto rezultate”, tha tutje ai.

Por, a ka pasë ndonjë ndryshim ndër vite në arsim?

“Nëse flasim nga një këndvështrim i pastër statistikorë bie fjala që nga testet e standarizuara, siç janë ato testet ndërkombëtare PISA  dhe TIMS nuk mundemi të identifikojmë ndonjë ndryshim në sektorin e arsimit. Nuk është e thjeshtë të ndërrohet një kutikulë apo tekstë shkollorë dhe i njëjti të kthehet në cilësinë më të rritur brenda një viti mësimor, por duhet të kalojnë gjenerata dhe procese në mënyrë që e njejta të na kthehet si një mësimdhënie më e përmisuar në klasë, por kjo pa dyshim që merr kohë”, theksoi ai.

Në fund Qehaja potencoi se të mësuarit mekanikë nuk mund të sjellë rezultate, sepse testet ndërkombëtare si PISA dhe TIMS janë në kundërshtim me mësimet që mësojnë nxënësit në shkollat fillore të shtetit të Kosovës.