Lajme

Batusha: Shprehjet filozofike të Albin Kurtit nuk i kupton opozita

06/19/2024 13:10
nga:Genita C

“Kurti po krijon batuta pa kripë për t’i mbuluar dështimet qeverisë”, u shpreh nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Por, sipas deputetit të VV’së, Agon Batusha, opozita nuk i kupton shprehjet filozofike të Kurtit dhe iu duken batuta.

Kështu të paktën tha ai në një përgjigje për GazetaBlic.

“Shprehjet filozofike natyrisht që nuk kuptohen nga opozita, ju dukën batuta. Po mesazhin le ta kuptojnë qartë”, u shpreh Batusha për GazetaBlic.

“Kurti me batuta pa kripë për t’i mbuluar dështimet” | Bajqinovci – Çitakut: Konstatim i kotë