Lajme

Humb jetën pushuesja në Velipojë, dyshimet e para

06/16/2024 20:56
nga:G B

Një 69 vjeçare nga Velipoja ka humbur jetën teksa po lahej në det.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:40, ku 69 vjeçarja dyshohet se ka pësuar arrest kardiak sapo është futur në ujë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave.